Club Brugge zhvilloi një ndeshje shumë të mirë të martën në mbrëmje në “Olimpico”. Kampionët e Belgjikës kishin nevojë për një fitore për t’u kualifikuar në 16 ekipet më të mira të Champions League, por e mbyllën në barazim 2-2 takimin ndaj Lazios.
Edhe pse luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 39-të, Club Brugge barazoi rezultatin dhe në minutat e fundit humbi një shans të artë për të siguruar fitoren. Aventura europiane do të vazhdojë në Europa League, teksa tre futbollistë janë infektuar me Covid-19.
De 21 namen voor Antwerp – Club! ?⚫
ℹ️ Ruud Vormer, Siebe Schrijvers en Ethan Horvath testten positief op COVID-19 en gaan in quarantaine. #AntClu pic.twitter.com/vJ9PsmwSz5
— Club Brugge KV (@ClubBrugge) December 12, 2020
Ata janë Ruud Vormer (shënoi golin e parë ndaj Lazios), Siebe Schrijvers ed Ethan Horvath. Të tre janë futur menjëherë në karantinë, teksa ky është një lajm që sjell shqetësim edhe te bardhekaltrit e Inzaghit, pasi vetëm katër ditë më parë u ndeshën me belgët. /abcnews.al