Situata në Tiranë në natën e katërt të protestës për vrasjen e Klodian Rashës tashmë është qetësuar.
Turma e protestuesve e cila u shpërnda nga policia me gaz lotsjellës ka marrë drejtime të ndryshme dhe qarkullimi i makinave po vazhdon normalisht në disa zona.
Forcat e policisë kanë mobilizuar të gjitha pikat kryesore në kryeqytet, duke kryer edhe verifikime të të rinjve për mjete piroteknike, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat/mv.abcews.al