Ministria e Mjedisit dhe Turizmit bën të ditur se një vrojtues plazhi ka shpëtuar nga mbytja një person rreth 40 vjeç.
Pushuesi, sipas ministrisë, po lahej në një plazh privat në zonën e Lungomares në Vlorë, por deti i trazuar e ka vënë në rrezik jetën.
Personi ëshë pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord. Aktualisht 40 vjecari është jashtë rreziku për jetën.
Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajve./abcnews.al