Balerina seksi shqiptare sfidon temperaturat, noton në Jon: Nuk është ftohtë fare

schedule14:00 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 14:00 - 12 Dhjetor, 2020

Isida Mollaymeri është një nga vajzat më joshëse të skenës shqiptare. Ndryshe nga çfarë mund të pritej, këtë herë balerina e TKOB, ka sfiduar temperaturat dhe së bashku me moderatorin Eni Shehu kanë notuar në detin Jon.

Ndërkohë, Isida është shprehur se i duket sikur tani uji është më i ngrohtë dhe e shfrytëzon maksimalisht këtë moment.

Sakaq, balerina tregoi merr shumë komente në Instagram, kur poston foto nga deti në këtë kohë. Madje ka nga ata që ja quajnë të vjetra.

Uji është shumë i ngrohtë. Nuk është se e bëj unë vetë, por është deti që ma ofron këtë mundësi. Është një luks i jashtëzakonshëm të kesh mundësi ta shijosh. Në Instagram më kanë shkruar, na çmende a është e vërtetë që është kaq ngrohtë, mos janë foto të vjetra, por kur e shikon kështu nga Instagrami vërtetë të duket e çuditshme, se jemi në këtë muaj dhe është shumë ftohtë. Të paktën në Tiranë, ndërsa këtu nuk është ftohtë fare. Unë kam bërë plazh gjithë këto ditë. Zhytjen e parë në det e bëj në 11. Ndoshta mund të jetë psikologjike, po mua më duket më i ngrohtë se atëherë”, tha Isida për “Nuk është karantinë”. l.k/abcnews.al