BE godet Google, gjobë 4.3 miliardë euro për Android

schedule14:21 - 18 Korrik, 2018

schedule 14:21 - 18 Korrik, 2018

Komisioni Europian ka goditur përsëri rëndë kompaninë Google. Gjigandi i teknologjisë duhet të paguajë një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominusese në Android.

Gjobë e re rekord për Google nga Komisioni i BE. Kjo është më e larta e imponuar ndonjëherë: gjiganti i Mountain Vieë do të duhet të paguajë 4.3 miliardë euro për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominuese të sistemit operativ Android. Kjo është bërë e ditur nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Në vitin 2017, BE i shkaktoi Google një gjobë rekord prej 2.4 miliardë eurosh për favorizimin e shërbimit të saj të krahasimit të çmimeve të Google Shopping në dëm të konkurrentëve të tjerë.

Rasti i Android është vënë në shënjestër nga Brukseli që nga viti 2015. Pas një viti hetimesh, në 2016 Google u akuzua zyrtarisht se kishte detyruar prodhuesit e smartfonëve, si Samsung apo Huawei, të instalojnë paraprakisht Google Search dhe ta vendosin atë si një aplikacion kërkimi ekskluziv ose të paracaktuar.

Për Brukselin, Google gjithashtu ofroi stimuj financiarë për prodhuesit dhe operatorët e rrjeteve telefonikë, me kusht që ata të instalojnë vetëm Google Search në pajisjet e tyre. E gjithë kjo është bërë vebtëm që “të konsolidohet dhe të ruhet pozita e dominuese e kompanisë prestigjoze”. Lidhur me gjobën e vënë vitin e kaluar për Google Shopping, kompania ka apeluar në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!