Lot e përqafime në kryeministri, Rama: Drejtohuni në platformën e bashkëqeverisjes

schedule15:07 - 18 Korrik, 2018

schedule 15:07 - 18 Korrik, 2018

Përmes shembujve konkretë, kryeministri Edi Rama kërkon të bindë qytetarët, që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes, për të zgjidhur problemet e tyre. Thirrjen e përsëriti në mbledhjen e radhës me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

“Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot”. 

Në përqafime e lot është shndërruar edhe takimi i radhës në sallën e hartave në kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Këta janë shembuj të zgjidhjes së problemeve që denoncohen në platformën e bashkëqevrisjes vë në dukje kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që të njëjtin shembull të ndjekin të gjithë qytetarët.

Edi Rama: “Në një vend ku është kërkuar miku, rruga e shkurtër përmes partisë, krushqisë, lekut, platforma i asgjëson të gjitha këto për ata që i adresohen, ata që ndjekin ende rrugën e rrushfetit e kanë gabim, dhe duhet të adresohen në platformë, qoftë edhe për ta provuar nëse funksionon”.

Duke qenë se këto takime më tepër se informuese janë sensibilizuese, kreu i qeverisë i kujtoi punonjësve të administratës se rroga e tyre varen nga qytetari i varfër që kërkon shërbime.

Edi Rama: “Virtituti i platformës është që ai që vjen te sporteli e që duket i dobët dhe i pambrojtur, mund të të heqë nga puna”./abcnews.al