Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrufeja, të plagosurit dalin nga rreziku për jetën

schedule11:58 - 18 Korrik, 2018

schedule 11:58 - 18 Korrik, 2018

Dy burrat të mbetur gjallë nga goditja e rrufesë në Dajç të Shkodrës janë përmirësuar. Mjekët e spitalit të këtij qyteti, i thanë ABC News që Cin Luka dhe Ndok Vija e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Ata kanë plagë djegie ne trup, por që po mbahen në mjekim të vazhdueshem nga mjekët.  Pasditen e së martës një rrufe goditi traktorin në një arë. Aty po punonin dy të plagosurit dhe viktima Veronika Lukaj që po grumbullonin sanën për bagëtitë.

Moti me vranësira ka qenë arsyeja që i nxorri në arë për të mbledhur barin. Kur rrufeja goditi traktorin, viktima  dhe dy të plagosurit ndodheshin shumë pranë mjetit. Megjithë ndihmën që i dhanë banorët, 53-vjeçarja Veronika Luka nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!