Kreu i qeverisë Edi Rama del me paralajmërim për qytetarët para nisjes së natës së tretë të protestës të paralajmëruar, pas vrasjes së Klodian Rashës. Rama i bën thirrje prindërve të minorenëve pjesëmarrës në protestë që sipas tij po abuzohen nga LSI, nga kthetrat e tyre.
Ai paralajmëron se për ata që do të marrin rrugët për të thyer dhe djegur që loja e forcës me ligjin dhe shtetin do të përfundojë pas hekurave. Sipas kreut të qeverisë pas protestave fshihen presidenti dhe opozita, të cilët sipas tij janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit.
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..
Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndër!
Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”, shkruan Rama./mv.abcnews.al