Vllaznia me dy përforcime kundër Partizanit, tani sytë nga Dunga

schedule14:59 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:59 - 11 Dhjetor, 2020

Vllaznia do të përballet të dielën me Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi” preh orës 16:45. Para kësaj sfidë delikate trajneri Thomas Brdaric ka marrë lajme të mira.

Grupi i futbollistëve do të jetë më i plotë, pasi qendërmbrojtësi Mevlan Adili e ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë. Ai do të jetë gati për lojë, ndërkohë që ka edhe një titullar tjetër që është rikuperuar nga dëmtimi.

Bëhet fjalë për brazilianin Victor Da Silva. I dëmtuar që në ndeshjen me Teutën, pas terapive të vazhdueshme është rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen me Partizanin.

Ai që tani shqetëson Vllazninë është sulmuesi Ismael Dunga, i cili ka fluturuar për në Kenia që të rinovojë pasaportën dhe më pas edhe lejen e qëndrimit në vendin tonë. Ndaj të kuqve ai do të mungojë, sikurse me shumë mundësi do të ndodhë sërish edhe me Arsid Krujën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!