Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputeti austriak teston coca-colën për Covid-19, surprizon rezultati

schedule14:11 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:11 - 11 Dhjetor, 2020

Një deputet austriak kreu një eksperiment absurd në Këshillin Kombëtar të Austrisë. Michael Schnedlitz, Sekretari i Përgjithshëm i FPÖ, përdori një provë të shpejtë të testit korona duke testuar një cola që ai kishte marrë me vete.

Cola rezultoi pozitive me Covid.

Eksperimenti ishte provë se testet e shpejta nuk janë funksionale dhe se testimi masiv në Austri është një humbje e parave që merren nga taksat e qytetarëve. Ekziston një shpjegim i thjeshtë se pse testi dështoi. Dhe nuk ka asnjë lidhje me virusin.

 

https://www.youtube.com/watch?v=PzAgA4OCYvY

Testet e shpejta janë të pajisura me antitrupa me të cilët bashkohen me grimcat me ngjyrë. Nëse ato hasin  një virus si SARS-CoV ose virus SARS-CoV2, ndodh një reagim me antigjenet e virusit. Kjo i bën të dukshme grimcat  me ngjyrë dhe testi ndryshon ngjyrën.

Dhe kjo është ajo që ndodh me pijen:  ka një vlerë shumë të lartë acidi dhe antitrupi është një proteinë. Proteina sulmohet nga acidi. Edhe atëherë ngjyra bëhet e dukshme. Pra, testi tregon se si cola shkatërroi proteinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!