Dominik Szoboszlai është talenti i radhës që do të lërë RB Salzburg për të mahnitur Gjermaninë. Vjet të njëjtën rrugë ndoqi sulmuesi Erling Haaland, tani pjesë e Borussia Dortmund. Mesfushori me tipare sulmuese kërkohet nga shumë klube, por RB Leipzig i ka dhënë drejtim gjithçkaje.
Sky Germany raporton se kanë mbetur vetëm detajet dhe firma që Szoboszlai të zyrtarizohet pjesë e klubit gjerman. Hungarezi kërkohej nga shumë klube të mëdha europiane, me Milanin e Arsenalin të lakuar më së shumti, ndërkohë që u lakua edhe Real Madrid si opsion.
Sky sources: Dominik Szoboszlai to Leipzig is close to being done. Player decided to join the Bundesliga side despite the interest from all over Europe. Only last details missing. Both clubs want to announce the deal before Christmas #TransferUpdate https://t.co/ZpgXa4xUym
— Max Bielefeld (@Sky_MaxB) December 11, 2020
Szoboszlai ka një klauzolë lirimi që kap shifrën e 25 milion eurove dhe pritet që zyrtarizimi i tij te RB Leipzig të bëhet para Krishtlindjeve. Një lëvizje e goditur e klubit gjerman, që mund të rrisë një tjetër talent dhe të përfitojë nga shitja e tij në të ardhmen. /abcnews.al