Momentet e fundit të një legjende, rrëfim prekës i djalit të Paolo Rossit

schedule11:16 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 11:16 - 11 Dhjetor, 2020

Një tjetër kampion bote u nda nga jeta një ditë më parë. Paolo Rossi, një legjendë në Itali dhe një ish-futbollist me një histori unike u mposht nga sëmundja e keqe në moshën 64-vjeçare. Luftoi shumë t’ia dilte, por nuk ia doli dot. Djali i tij, Alessandro Rossi, rrëfen momentet e fundit të babait të tij, shumë të dashur në Itali dhe jo vetëm.

Për Rai Sport ai është shprehur: “Ishte një baba i shkëlqyeshëm, i premtova se do të jem gjithmonë pranë familjes, veçanërisht për motrat e mia të vogla. Si kampion ai na bëri të gjithëve të ëndërrojmë. Shpresonim që gjerat të shkonin mirë deri në fund, por e keqja fitoi.

Babai luftoi, vërtetë. Ai kurrë nuk hoqi dorë, në asnjë sekondë në këto 4-5 muaj që ai ishte sëmurë. Dhjetë ditët e fundit kishte një rënie dhe u desh të shtronim në spital. Kur menduam se kishte shpresë, sëmundja shpërtheu dhe pa marrë parasysh se sa u përpoq ta luftonte, fitoi.

Ai u largua në paqe, ne ishim të gjithë me të, iku me dashurinë e njerëzve të tij të dashur. Gjatë kësaj periudhe të vështirë ai vazhdoi të ndjekë futbollin. Ishte jeta e tij dhe i dha një motiv shtesë të luftonte me sëmundjen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!