Superiorja rikthehet të dielën dhe rezultatet e deritanishme kanë treguar se ka vetëm finale, pasi ekipet janë aty-aty në cilësi. Kështu, në program për javën e tetë të kampionatit janë dy ndeshje që do të luhen prej orës 13:45.
Nevil Dede do tentojë të marrë fitoren e dytë në krye të Tiranës dhe Apolonia është rivali i tyre. Në letër mund të mendohet e lehtë, por në kampin bardheblu nuk e kanë luksin të nënvlerësojnë, pasi i kanë marrë më parë mësimet. Tani vetëm fitorja pranohet. Në të njëjtën ora në plan është edhe Bylisi-Kastrioti.
Mbrëmja pastaj ka dy ndeshje për t’u parë. Në Durrës, Teuta rekordmene e barazimeve pret Laçin e zhytur në krizë, kurse në Shkodër Vllaznia kryesuese përballet me Partizanin që nuk pëson gol në pesë takimet e fundit. Kukësi ndërkohë pret Skënderbeun dhe do tentojë fitoren e pestë radhazi, me shpresën që të shkurtojë distancën me shkodranët e Brdaric. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 8
E diel, më 13 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Tirana-Apolonia
Ora 13:45 | Bylisi-Kastrioti
Ora 16:45 | Teuta-Laçi
Ora 16:45 | Vllaznia-Partizani
Ora 16:45 | Kukësi-Skënderbeu