Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK/ Djali i ish-Presidentit Thaçi falënderon qytetarët: E vërteta e një populli nuk mund të burgoset

schedule08:00 - 2 Tetor, 2026

schedule 08:00 - 2 Tetor, 2026

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, duke thënë se prania e tyre dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.



Ai ka theksuar se për të dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, drejtësia lidhet me pafajësinë dhe lirinë.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi Endrit Thaçi.

Protesta u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!