Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.


