Pozitivë te bluzat e bardha, polici dhe gjykatë: Ku janë rastet e reja në Fier

schedule09:43 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 09:43 - 11 Dhjetor, 2020

I dyti pas Tiranës, Fieri vazhdon të ketë numër të madh të personave të prekur nga Covid-19. Vetëm një ditë më parë, 100 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se nuk kanë munguar rastet në radhët e bluzave të bardha, polici e gjykatë.

Kështu, në listën që abcnews.al disponon, mes 100 të prekurve 4 janë infermierë, 1 farmaciste, 4 mësues, i oficer i FNSH, 1 punonjëse në drejtorinë e policisë, 1 sekretare në gjykatë, 6 punonjës fasonerie, 15 pensionistë, 13 të papunë, ndërsa nuk mungojnë rastet edhe në ndërmarrje të ndryshme privatë.

Me shifrat që shtohen çdo ditë, Fieri vazhdon të mbetet në listën e bashkive “të kuqe”, edhe pse vihet re zbatimi i rregullave nga qytetarët.

Vetëm një ditë më parë, shifrat zyrtare treguan së në totalin e tamponëve të kryer, 100 rezultuan pozitiv ndërsa aktualisht numri i personave aktiv në Fier i ka kaluar të 1600 persona. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!