Një nga ndjenjat më të bukura në botë është kur merrni në dorë një celular të ri. Të gjithë duam që ta kemi sa më gjatë të jetë e mundur, por rutina e përditshme na bën ta dëmtojmë dhe të përfundojë në plehra, shpesh para kohe. Më poshtë gjeni disa mënyra, si ta bëni smartfonin tuaj, jetëgjatë.
1. Pastroni pluhurin te vendi i karikimit
Përdorni një kunj dhëmbësh për të pastruar butësisht pjesën e brendshme të vendit të karikimit, për të çliruar çdo pluhur dhe më pas jepini telefonit një shkundje të vogël për të bërë që pluhuri të bjerë.
2. Çojeni telefonin rregullisht në servis
Ju duhet ta çoni telefonin tuaj rregullisht në servis, nëse doni që të zgjasë sa më shumë. Qendrat e autorizuara të shërbimit do të gjejnë dhe riparojnë dëmtimet e jashtme ose të brendshme që mund të ketë. Nëse jeni brenda garancisë, ky shërbim nuk do t’ju kushtojë para.
3. Mos e vendosni telefonin në xhepin e pasëm
Ju mund të harroni dhe ta fusni telefonin në xhepin e pasëm. Por nëse padashje uleni pa e nxjerrë atë nga xhepi, presioni i ushtruar mund ta dëmtojë ose thyejë.
4. Fikeni Bluetooth-in nëse nuk ju nevojitet
Bluetooth është një mjet shumë i dobishëm, por gjithashtu i rrezikshëm. Rekomandohet që ta fikni pas përdorimit, për të shmangur shkarkimet e dëmshme që mund të vijnë prej tij.
5. Karikojeni celularin para se bateria të bie plotësisht
Kur bateria e celularit bie plotësisht, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse kjo ndodh shpesh, bateria dëmtohet dhe celulari nuk do të mbajë karikim.
6. Përditësojeni rregullisht
Përditësimet janë të nevojshme, për të hequr qafe pengesat që ju shfaqen gjatë përdorimit. Kjo e bën celularin tuaj të punojë më shpejt./e.b-abcnews.al