Rio Ferdinand ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë që ka nxjerrë futbolli anglez. Ish-lojtari i Manchester United, analizon në BT Sport garën e fortë për fitimin e Champions League këtë sezon.
“Ashtu si e shoh unë futbollin mendoj se Bayern Munchen është favoriti absolut për të fituar sërish. Më pas zgjedh Liverpool si kandidat për fitimin e trofeut.
Nëse Bayerni nuk do të ketë probleme të mëdha dëmtimesh, do ia dalë t’i shkojë deri në fund dhe të përsërisë rrugëtimin e sezonit të kaluar.
Ekipet angleze? Mund të shkojnë larg, pasi kanë shumë kualitet. Bayern dhe PSG janë pengesat për t’u kapërcyer“, deklaron Ferdinand. /abcnews.al