Kryeministri Rama ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës pas kthimit nga SHBA-të.
Mësohet se kreu i shtetit hyri pak para orës 15:00 në shtëpinë e Qazim Rashës, babait të Klodianit.
Lexo më tepër: Protestuesit marshuan drejt shtëpisë, babai i të ndjerit: Mos i raftë askujt! Vrasësi? Shteti e di vetë
Rama ishte i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe u prit nga babait i Klodian Rashës si edhe një i afërm tjetër.
Vizita e Ramës vjen pak orë para se të flasë publikisht në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Klodian Rasha u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj tre ditë më parë në zonën e Laprakës në Tiranë duke shkaktuar reagime të forta në vend. /abcnews.al