Presidenti i FSHF, Armand Duka është person mjaft i njohur dhe aktiv edhe në mediet e huaja, prej faktit se është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA.
Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss në Itali, ku ka folur për racizmin e gjyqtarëve në ndeshjen PSG-Basaksehir, eliminatoret e Botërorit dhe Hysajn.
INCIDENTI COLTESCU-WEBO – “Nuk i di detajet e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në PSG-Bahaksehir, duhet të shohim se çfarë kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes, ndaj nuk mund të jap gjykime”.

NAPOLI – “Kemi tri arsye për të brohoritur Napolin në Shqipëri: kemi Rejën trajner, Hysaj luan aty dhe pastaj është Gatuzzo, ish-lojtar i Milanit. Edhe ne në flamurin tonë kemi ngjyrat kuqezi, si Milani”.
QATAR 2020 – “Nuk është e lehtë, ne jemi ekip mesatar. Anglia është e shkëlqyer. Pastaj është edhe Hungaria, një ekip i mirë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ne duhet të bëjmë mirë në shtëpi”.

HYSAJ – “Shpresoj të qëndrojë te Napoli. Ai është një lojtar që ende mund të bëjë mirë aty, ka luajtur shumë ndeshje dhe e ndihmon shumë ekipin. Ai luan si djathtas, ashtu edhe majtas. Së fundi ka shënuar edhe gola, siç bëri për Shqipërinë.
Elseidi është lojtar me personalitet, gjithmonë e ka pasur këtë karakteristikë. Që 18 vjeç dukej si të ishte një futbollist me përvojë. Të luajturit me Napolin e ndihmoi të rritet”, u shpreh Duka. /abcnews.al


