Kërkesat për reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, do të marrin përgjigje pasditen e sotme në orën 18:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në twitter ku shkruan se më në fund është kthyer në Tiranë. Kryesocialisti shprehet se do të ndajë qëndrimin e tij me shqiptarët për vdekjen tragjike të të riut nga efektivi i Policisë së Shtetit.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.
Rama ndodhet prej disa ditësh në SHBA për sigurimin e vaksinës anti-COVID. Ditën e djeshme për rreth katër orë protestues të shumtë dolën në rrugët e Tiranës duke thirrur para institucioneve dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj./mv.abcnews.al
Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb?
— Edi Rama (@ediramaal) December 10, 2020

