Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie solli reagime të ashpra dhe protesta. Shumë personazhe të njohur dënuan ngjarjen e rëndë, mes të cilëve dhe Olta Boka. Në një postim në rrjete sociale, këngëtarja shpreh keqardhje për të riun që shkoi dhe situatën në të cilën ndodhet vendi.
LEXO EDHE: “Dhuna nuk është zgjidhja”, Fjoralba Ponari reagon pas protestës për vrasjen e 25-vjeçarit
“U bëra kohë që e shmang lajmin e keq se më mërzit, por vrasja e Klodianit është më shumë se lajm i keq! Gjynah për atë filiz që iku padrejtësisht, për familjarët që iu këput një pjesë e shpirtit… Gjynah si je katandisur Shqipëri!”, shkruan Olta. /abcnews.al