Mbrëmjen e djeshme arriti ta fitojë “finalen” ndaj Borussia Mönchengladbach me shifrat 2-0 dhe të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League si kokë grupi. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Realin dhe jubilare për Zidane në krye të Real Madridit.
Mbrëmë francezi plotësoi 150 fitore në krye të Realit, duke qenë trajneri i dytë në histori me më shumë triumfe. Sipër tij është vetëm Migel Munoz, i cili numëron 357 triumfe si madrilen.
Zidane ka 105 fitore në LaLiga, 28 në Champions League, 8 në Copa del Rey, 4 në Kupën e Botës për Klube, 3 në Super Kupën e Spanjës dhe 2 në Super Kupën e UEFA-s. Skuadra ka shënuar 536 gola gjatë kohës së tij në krye.
Pas ndeshjes trajneri francez u pyet nëse e ka menduar të jetë Ferguson i Real Madridit në kontekstin e të qëndruarit sa skocezi në krye të skuadrës, por francezi nuk e sheh aspak veten në një pozitë të tillë, por vetëm mendon të shijojë momentin.
“Kurrë nuk do të jem Alex Ferguson i Real Madridit. Dua të argëtohem dhe nuk e di se sa kohë do të qëndroj këtu. Thjesht mendoj se sa me fat jam që ndodhem këtu, por nuk e di deri kur”, u shpreh francezi. /abcnews.al