Tri mënyra të zgjuara si t’i ujisini lulet kur nuk ndodheni në shtëpi

schedule19:31 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 19:31 - 9 Dhjetor, 2020

Lulet kanë një efekt të jashtëzakonshëm në mikroklimën e shtëpive tona. Ata sigurojnë oskigjen, krijojnë një atmosferë të pastër dhe stabilizojnë lagështinë e ajrit. Lulet kërkojnë një kujdes të përhershëm nga ne. Por si të kujdeseni për to, ndërsa ndodhemi për disa ditë larg shtëpisë. Këtë zbulojeni duke lexur më poshtë!

  1. Përdorimi i një pjatë si një instalim kullimi

Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për bimët që nuk duan një kujdes të veçantë. E vetmja gjë që ju duhet është një vazo kullimi dhe një pjatëz. Pjatëzën duhet ta zgjidhni në madhësi të përshtatshme, duhet të jetë e njëjtë ose pak më e madhe sesa vazoja.

Kohëzgjatja: 2-3 ditë

  1. Bëni një shishe ujitëse

Kjo metodë funksionon shumë mirë për bimët që duan ujitje çdo ditë. Ajo që ju duhet është një shishe me kapak alumini. Për ta bërë, veproni si më poshtë:

  • Merrni një gozhdë dhe shponi kapakun duke bërë 5 vrima.
  • Mbushni shishen me ujë.
  • Hapni një vrimë në dheun e luleve dhe vendoseni shishen me kokë poshtë.

Kohëzgjatja: rreth 5 ditë

  1. Përgatitni një banjë për lulet tuaja

Kjo metodë është e mirë për bimët që kërkojnë shumë ujë dhe pak dritë.

Mbushni vaskën me aq ujë sa mendoni se u duhen bimëve tuaja.

Vendosni një peshqir mbi ujë në mënyrë që të mos gërvishtni vaskën tuaj.

Vendosni bimë në vaskë, duke u siguruar që të kenë kullimin e duhur.

Kohëzgjatja: 1 javë./e.b-abcnews.al