Historia e artistes së luleve/ Filomena Laçi krijon vepra arti me materiale të riciklueshme

schedule20:20 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 20:20 - 28 Dhjetor, 2024

PRIZREN- Korrespondent zhvendoset ne Prizren, me historine e Filomena Laçit.

Me duart e saj ajo nuk bën thjesht punime, por vepra arti. Ajo që e bën më të veçantë krijimtarinë e saj është se punon me materiale të riciklueshme, duke treguar kështu lidhjen e ngushtë që ka me natyrën dhe mjedisin

 Ka kapërcyer të shtatëdhjetat, por me një përkujdesje të jashtëzakonshme për lulet dhe artin e saj.

Është muaj I festave, krishtlindjeve dhe vitit të ri. Në vigjilje tregon për katërqirinjtë dhe katër javët domethënëse të krishtlindjeve.

Emrin e ka shumë të veçantë, Filomena, të trashëguar nga gjyshja e saj.

Dyqanin e ka në zemër të Prizrenit, në qendrën historike të qytetit të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Një dyqan modest, por brenda tij surprizohesh nga lulet dhe punimet artistike.

Ka një lidhje të fortë me artin dhe nuk ngurron ta pranojë. Një pjesë të krijimeve i ka me materiale të ricikliueshme. Kjo tregon për lidhjen e ngushtë me natyrën, mjedisin dhe dashurinë për të.

Filomena edhe në shpirt është artiste. Dikur në shoqërinë kulturore Agimi ka kënduar.

Ajo tregon për vuajtjet e saj dhe të familjes gjatë reprezaljeve të policisë dhe sigurimit jugosllav. Se si ishte detyruar për t’u shpërngulur në Kroaci, aty ku qëndroi 18 vite.

Në Kroaci u njoh me bashkëudhëtarin e saj të jetës, Robertin.

Pikturon e krijon copëza figurash me kostume tradicionale shqiptare të përmasave të vogla në formë suveniresh, për të cilat thotë se kultura, tradita e folklori shqiptar, është një pasuri e rrallë. Dyqani i Filomenës, për shkak të vlerave të veçanta që mbart, është futur në hartën dhe guidën turistike të komunës së Prizrenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!