Tymuese, gurë, shishe dhe sende të tjera të forta kanë hedhur protestuesit në drejtim kryeministrisë, ndërsa janë përplasur me policinë me thirrjet “Ju jeni vrasës. Hiqni kapelet”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së një të riu dje nga një efektiv policie.