Një jetë e re, larg protokollit të rreptë Mbretëror, kanë filluar muajt e fundit nga Princi Harry, Megan Markle dhe djali i tyre Archie. Të tre ata tani jetojnë përgjithmonë në Amerikë dhe duket se po përpiqen ta bëjnë jetën e tyre të re sa më afër njerëzve të thjeshtë.
Kështu, ata kohët e fundit u fotografuan duke bërë pazar në një dyqan të Krishtlindjeve pranë shtëpisë së tyre në Santa Barbara. Por, sipas Mirror, çifti i kishte ndodhur një incident i pabesueshëm: një djalë i vogël nuk e njohu Princin Harry. Dhe jo vetëm kaq, por ai e ngatërrpo atë me shitësin.
Vogëlushi ishte me familjen dhe në një moment teksa po vraponte, pyeti Harryn nëse edhe ai punonte në dyqan. l.k/abcnews.al