Dede: Laçi na vuri më në vështirësi se të gjithë, mbrojtja super. Muçi? Po sakrifikon

schedule16:07 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:07 - 9 Dhjetor, 2020

Nevil Dede arriti fitoren e parë në krye të Tiranës. Kampionët në fuqi morën tre pikët pas triumfit 0-1 në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Trajneri i ekipit kryeqytetas, analizon fitoren në prononcimin e dhënë për Supersport, teksa vlerëson djemtë e tij dhe skuadrën kundërshtare.

Këtë trepikësh e morëm ndaj kundërshtarit që na ka vënë në vështirësi më shumë se të gjithë. Kjo na ngroh, na ngrohin pikët dhe harmonizimi i skuadrës. Ka harmoni dhe atmosferë.

Vlerësoj ftohtësinë e mbrojtjes tonë, eliminuam pikën e tyre më të fortë, Nwabuezen. Kishim qartësi, sekreti ishte dy lojtarët tanë anësorë, por edhe pjesa tjetër e skuadrës e bëri mirë punën e vet.

Muçi? Vetëm në një situatë kundërsulmi, na kapi kundërshtari në befasi. Penalltia është situatë momenti, ndodh. Muçi po sakrifikon, po markon, po vrapon, u shfaq tre herë para portës, po rritet. Është shumë i rëndësishëm, inteligjenca dhe zgjuarsia e tij na ndihmojnë shumë, bashkë me Torassën.

Në pjesën e parë nuk vajtëm siç duhet në qarkullimin e topit dhe në fazën sulmuese, por në pjesën e dytë ishim më të qartë. Kishim kundërshtar të fortë, ata meritojnë komplimente, por jam i gëzuar për djemtë e mi. Duhet të harmonizohemi edhe më shumë në këtë filozofi që po ndërtojmë.

Sasraku zhvilloi një punë shumë të mirë, mbajti në tension kundërshtarin. Do punojmë t’i rrisim lojtarët. Hasani-Ngoo? Nuk kanë koment, të dy kanë bërë historinë e tij, si Buba edhe Ngoo. Gjithsesi, më interesojnë lojtarët e mi dhe rritje e tyre“, deklaron Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!