Fluksi i pushuesve në jug të vendit edhe këtë fundjave ka krijuar trafik të rënduar në rrugëët kryesore. Radhë të gjata automjetesh ka patur gjatë gjithë ditës. Por më e rënduar, situata ka qenë kryesisht në Vlorë.
Policia ndryshe nga herët e kaluara këtë fundjavë ka qenë prezente me postoblloqe në pikat kyçe, por megjithatë kjo nuk ka zgjidhur problemet me qarkullimin rrugor. Ndërkohë plazhet në të gjithe vendin për shkak të temperaturave të larta kanë qenë të mbipopulluara./abcnews.al