Gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë për ABC është shprehur se ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë ku si pasojë një efektiv policie ka ekzekutuar një 25 vjeçar është një ngjarje me pasoja të rënda.
Hoxha ngjarjen e ka lidhur me atë të prillit, ku u kap Orgest Bilbili, që sipas tij ishte një ngjarje që për shkak të personit të rrezikshëm që u arrit të ndalohej e shndërroi policin në hero.
Sipas tij dhe kjo ishte një ngjarje e papranueshme pasi polici qëlloi në një ambientet të hapur dhe të populluar nga njerëzit.
“Një rast i ngjashëm ishte se reagimi i të njëjtës skuadër tregoi se arriti që të neutralizonte një person që ishte shumë i rrezikshëm. Unë vetë e kam mbështetur atë person Orgest Bilbili ishte një person me rrezikshmëri të lartë por sërish është i papranueshëm pasi qëlloi në një ambient të hapur. Në zonat urbane ka një tjetër armatimi nuk mund të përdoret armë armatimi.polici e ndoqi në lagje dhe e humbi. Ngjarja e 10 prillit ishte një ngjarje që duhej të analizohej, dhe policia duhet të merrte masa se si do të sillej policia në ngjarje të tilla siç mund të dalin që në zonën e Xhamllikut kishim të bënim një ngjarje ku polici ishte hero, ndërsa kjo e 8 dhjetorit shkaktoi një pasojë të rëndë dhe polici përfundoi në burg”, është shprehur Hoxha.
LEXO EDHE: Vrasja e Klodian Rashës, Artan Hoxha: Arma e gjetur nuk ka lidhje me ngjarjen
Gjithashtu gazetari thekson se policia nuk e ka ditur dhe s’kishte nga ta njihte Klodian Rashën por gabimi që është bërë është se fillimisht duhej që të qëllohej në ajër për të vendosur nën kontroll situatën dhe të mos kishte ekzekutim të menjëhershëm.
“Nga kamerat e sigurisë kam parë që policia aty ka ndaluar për një makinë, ndërsa Rasha ka qenë i mbështetur në një pemë, është orë e vonë e natës, rrugica është jo e ndriçuar mirë, ajo që mbulon lagjen ka njohje, ndërsa e përgjithshmja jo. Ajo që kanë thënë dëshmitarët ka një tjetër problematikë, vërtetësia e tyre do të vertetohet nga prokurori. Ajo që ne kemi është se një i ri ka humbur jetën, kam parë reagimin politik të policisë që duket se ka një stepje, jo vetëm për gabimin e kolegut, por për shkak të pasojave, nëse ti shiko një person që ikën dhe nuk i përgjigjet thirrjes së policisë duhet që ta ndjekësh dhe të shikosh ku futet dhe do të kërkosh ndihmë, dhe tjetra është se kur personi është i rrezikshëm dhe rezisto duhet të qëllohet në ajër, ndërsa aty nuk e kemi një gjë të tillë.
Forcat shqiponja nuk e kanë të detyrueshme që të jenë të pajisura patjetër me kamera, zonat i kanë të përcaktuar dhe jo të gjithë patrullat kanë kamera trupi. Kjo thjesht do i shërbente prokurorisë për ngjarjen, por çdo rrethanë lehtësuese e rrëzon pasojën e ndodhur në këtë ngjarje”, ka thënë ndër të tjera gazetari.
Gjithashtu gazetari investigativ është shprehur se kjo ngjarje duhet të analizohet dhe te përpunohet dhe të bëhet një precedent për forcat e policisë, kjo ngjarje nuk duhet të përsëritet./abcnews.al