Ndeshje interesante në Kategorinë e Parë. Sot do të zhvillohen pesë ndeshje të javës së gjashtë. Në grupin A luhet më interesantja, mes dy ekipeve rivale. Burreli, që ka një ndeshje më pak, ka mundësinë të kapë kreu duke mundur Korabin e vendit të parë.
Matjanët luajnë në shtëpi, por nga ana tjetër dibranët kanë treguar vlera dhe shkojnë për pikë. Besëlidhja, që u mposht janë e shkuar në Peshkopi, do mundohet të bëjë autokritike kundër Erzenit në shtëpi dhe kështu të afrohet sërish me kreun.
Takim tjetër i grupit A është ai mes Vorës dhe Orikut. Në grupin B Lushnja mund të ngjitet në krye dhe duhet të mundë Pogradecin. Egnatia dhe Besa janë pushim këtë javë, ndërkohë që për t’u parë është edhe ndeshja mes Tomorit dhe Turbinës. Nesër në të Parën janë edhe dy takime të tjera, Partizani B-Dinamo dhe Elbasani Flamurtari. /abcnews.al