Legjenda e folk-rokut amerikan, Bob Dylan, ia ka shitur Universal Music katalogun e tij prej 600 këngësh, duke shënuar marrëveshjen më luksoze muzikore deri më tani.
Nuk dihen akoma kushtet që palët kanë rënë dakord, por sipas Neë York Times katalogu ka kushtuar më shumë se 300 milionë dollar.
Karriera e Dylan-it përshkon gjashtë dekada dhe ka bërë që ai të fitojë Grammy, Oskar, Tony e madje edhe Nobelin për Letërsi.
Universal Music e ka quajtur këtë marrëveshje si “më domethënësen e këtij shekulli dhe si më të rëndësishmen e të të gjitha kohërave”.