E vranë 2 policë në 2008, grekët sfidojnë kufizimet për të nderuar 15-vjeçarin Grigoropoulos

schedule21:31 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 21:31 - 8 Dhjetor, 2020

Këtë të diel, më 6 dhjetor Greqia nderoi adoleshentin Alexandros Grigoropulos, i cili u ekzekutua në vitin 2008 nga dy roje speciale të policisë greke në Athinë. Ndryshe nga vitet e tjera, policia pengoi mobilizimet dhe ngjarjet e tjera përkujtimore në të gjithë vendin në kuadër të kufizimeve të vendosura prej pandemisë.

Duke sfiduar kufizimet policore, grupet studentore dhe aktivistët e Rinisë Komuniste të Greqisë bënë homazhe për 15-vjeçarin, ndërsa u përmbaheshin protokolleve të sigurisë  anti-Covid. 12 vjet më parë në lagjen Exarcheia të Athinës, nxënësi 15-vjeçar Alexandros Grigoropulos u qëllua dhe u vra nga dy roje speciale, Epaminondas Korkoneas dhe Vasilis Saraliotis.

Ky incident shkaktoi protesta masive nga të rinjtë dhe studentët në të gjithë Greqinë, të cilat policia u përpoq t’i shtypte me dhunë. Këto protesta që përfshinë gjithë vendin në dhjetor të vitit 2008 gjetën solidaritet të gjerë ndërkombëtar ndërsa marshime u mbajtën në qytete të ndryshme në botë kundër veprimeve të policisë greke.

Zemërimit për vrasjen e Grigoropulos, iu shtua edhe zemërimi kundër krizës ekonomike e sociale me të cilën po përballej vendi aso kohe. Në vitin 2010, Epaminondas Korkoneas dhe bashkëpunëtori i tij Vasilis Saraliotis u shpallën fajtorë. I pari u dënua me jetë, së bashku me një shtesë prej 15 muaj burgim ndërsa i dyti u dënua me 10 vjet burg nga gjykata gjykuese.

Por në vitin 2019, dënimi i përjetshëm kundër Korkoneas u përmbys në apel dhe u ul në 13 vjet burg. Më pas u lirua nga burgu, duke u bërë shkak për një revoltë të gjerë në të gjithë Greqinë.

Thuajse i njëjti rast u shënua në orët e para të ditës së sotme edhe në kryeqytet. 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje një efektiv i policisë. Përpara grupit hetimor, polici ka thënë se e ka ndaluar të riun për ta pyetur se pse kishte dalë jashtë në atë orar që nuk lejohej lëvizja.

Ai ka deklaruar se i Klodiani e ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që efektivi t’i vihet në ndjekje.

“Ishim duke e ndjekur dhe i kemi bërë thirrje për të ndaluar por nuk ju bind urdhrit për të ndaluar. U ndjemë të kërcënuar pasi i pamë një send në dorë”, ka treguar polici.

Megjithatë, familjarë dhe fqinjë thonë se Klodiani ishte një person jo i dhunshëm ndërsa hedhin poshtë mundësinë që i riu të ketë pasur armë me vete. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!