Ditën e djeshme në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti i eliminatoreve të Botërorit Qatar 2022. Shqipëria ndodhet në Grupin I bashkë me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën.
Ndërkohë, para pak çastesh FSHF ka publikuar edhe kalendarin e kualifikueseve. Kuqezinjtë e nisin me një transfertë të lehtë në letër ndaj Andorras. Grumbullimi i marsit të vitit të ardhshëm është mjaft i ngjeshur, pasi luhen tre ndeshje në gjashtë ditë, duke shtuar edhe atë ndaj Anglisë dhe San Marinos.
Edhe shtatori është grumbullim i ngjeshur, duke vijuar me ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos (ndeshja e kthimit). Ndërkohë në tetor dhe nëntor janë programuar të luhen nga dy ndeshje, duke e ulur pak ritmin e betejave. Padyshim do të jetë një fushatë e vështirë për kuqezinjtë.
NJOFTIMI – Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.
Grupi I:
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra