Hiqej si investitore dhe premtonte apartamente me klering, pranga 49-vjeçares! Zhvati 200 mln lekë

schedule12:43 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:43 - 8 Dhjetor, 2020

Adelina Haxhiraj 49-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim të qytetarëve duke u hequr si investitore. Sipas policisë, Haxhiraj e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, i merrte qytetarëve shuma të konsiderueshme parash duke iu premtuar apartamente me klering apo ndërrim.

Nga ky aktivitet ajo ka përfituar 200 milion lekë të vjetra nga personat që kanë rënë pre e mashtrimit se do të merrnin apartamente, njësi shërbimi hekur për ndërtim pallatesh apo pajisje me kabina të tensionit të lartë. Policia njofton se tashmë ,materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .

“Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja. 49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:  A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.  

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” , njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!