Alternativat në kirurgjinë plastike të gjirit

schedule12:06 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:06 - 8 Dhjetor, 2020

Nga Dr. Rezarta Kapaj

Ekzistojnë tre kategori të përgjithshme të kirurgjisë plastike të gjirit që mund të kryhen: zmadhimi i gjirit, zvogëlimi i gjirit dhe rimodelimi i gjirit.

Zmadhimi i gjirit (Mamoplastia e shtimit)

Rritja e volumit të gjirit kryhet për të rritur pamjen, madhësinë dhe konturin e gjoksit të një gruaje. Gratë e konsiderojnë zmadhimin e gjoksit për shumë arsye të ndryshme. Disa gra mendojnë se gjoksi i tyre është shumë i vogël, disa dëshirojnë shtim pasi gjinjtë e tyre ndryshojnë pas shtatzënisë, të tjerat dëshirojnë të korrigjojnë një asimetri në madhësinë e gjirit.

Rritja e volumit të gjoksit kryhet me implante që mund të vendosen nën muskul ose mbi muskulin e gjoksit. Prerja mund të vendoset në sqetull, areolë (zona që rrethon thithkën) ose palosja e gjirit poshtë. Për zmadhime në të cilat bëhet prerja në sqetull, gjatë procedurës mund të përdoret një endoskop (tub i hollë me një aparat fotografik të vogël dhe dritë).

Implantet e gjoksit përbëhen nga një kellef silikoni e mbushur ose me xhel silikoni. Rritja e volumit të gjoksit është një procedurë relativisht e thjeshtë, por si çdo ndërhyrje ka një lloj rreziku. Vlerësoni përfitimet, rreziqet dhe alternativat duke u konsultuar me një kirurg plastik.

Zvogëlimi i gjoksit

Kirurgjia e zvogëlimit të gjoksit kryhet shpesh në gratë me gjinj të mëdhenj, të rëndë, që përjetojnë shqetësime të konsiderueshme duke përfshirë dhimbje qafe, dhimbje shpine dhe mpirje ose dobësi për shkak të peshës së gjinjve. Gjatë kësaj procedure, lëkura e tepërt, dhjami dhe indi i tepert i gjirit hiqen.

Pas operacionit, zvogëlimi i gjirit mund të shkaktojë një ndryshim në ndjesinë e gjirit. Pas zvogëlimit të gjirit, shumica e grave raportojnë lehtësim nga simptomat e shkaktuara nga gjoksi i madh.

Rimodelimi i gjirit

Kirurgjia e rimodelimit të gjoksit shpesh kryhet në gratë qe kane pesuar ndryshime te gjirit pas shtatezanive dhe deshirojne te kthejne pamjen dhe madhesine e gjirit rinor.

Procedura rimodelon një gji me pamjen, konturin dhe vëllimin e dëshiruar. Thithka dhe areola gjithashtu rimodelohen.

Pamja, konturi dhe vëllimi i gjirit mund të rimodelohen me implante ose me indet e vetë gruas. Nëse përdoret një implant, madhësia e implantit zgjidhet nga pacientja ne bashkepunim me kirurgun.

Rikonstruksioni i gjirit

Kjo procedurë kryhet në gratë që i nënshtrohen ndërhyrjes së mastektomisë (heqjes së plotë ose të pjesshme të gjirit). Gjoksi i ri mund të rimodelohet me implant ose me ind dhjamor.

Gjoksi gjithashtu mund të rimodelohet duke përdorur indet e një gruaje. Disa herë, mund të përdoret një segment i murit të poshtëm të barkut.

Opsione të tjera të indeve për rikonstriktimin autolog (duke përdorur indin tuaj) janë muskujt dhe lëkura e kurrizit ose dhjami dhe muskujt nga vithet. Ndonjëherë operacioni në gjirin e kundërt normal do të kërkohet për të krijuar simetri me gjirin e sapo rimodeluar.

Rikonstruktimi i gjoksit mund të bëhet në çdo kohë pasi të keni bërë një mastektomi. Procedura nuk ka efekt të njohur në përsëritjen e kancerit dhe nuk duket se ndikon në mbikëqyrjen e kancerit.

Të gjitha këto ndërhyrje kryhen në Spitalin Amerikan nga Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike rikonstruktive.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Rezarta Kapaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!