Shqiptarët e Preshevës i kërkojnë qeverisë së Kosovës të mbrojë të drejtat e tyre

schedule15:15 - 14 Korrik, 2018

schedule 15:15 - 14 Korrik, 2018

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi nga qeveria e Kosovës. Politikanët nga të gjitha komunat shqiptare në Serbi u mblodhën në kuvendin e Bujanocit për të dërguar mesazhin e tyre.

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të kërkoj reciprocitet për të drejtat e tyre në mënyrë që të jenë të barabartë me serbët e Kosovës. Politikanët nga të gjitha komunat shqiptare në Serbi u mblodhën në kuvendin e Bujanocit për të dërguar mesazhin e tyre. Përmes një deklarate politike kërkuan mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare dhe përfshirjen e statusit politik të tyre në bisedimet e Brukselit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Adnan Salihu, kryetar i Bujanocit: “Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar si pasojë e politikës diskriminuese të Serbisë. Prandaj Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë kërkon nga Kuvendi, Presidenti dhe nga qeveria e Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”

Përfaqësuesit shqiptarë thanë se nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtave të tyre pasi shqiptarët në këtë zonë janë duke jetuar pa të drejta dhe mundësi për zhvillim. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kjo ka nxitur reagime dhe vëmendje në Serbi duke e quajtur një provokim.

Gazetari ABC News: Idro Seferi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!