Disa sekrete që do të ndryshojnë mënyrën e gatimit të mishit

schedule10:19 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:19 - 8 Dhjetor, 2020

Shpesh gatimi i mishit mund të jetë një proces paksa i vështirë, pasi në fund nuk marrim rezultatin që duam. Sidoqoftë, ekzistojnë disa hile që e bëjnë mishin të “shkrihet”.

Një sekret është ta marinoni me sodë ose pije të gazuar. Vendoseni mishin në një tigan, lëreni për pak kohë dhe më pas gatuajeni. Nëse do ta zieni, në mënyrë që të mos humbasë lëngjet e tij natyrore, vendoseni në ujë që tashmë është i nxehtë.

Mos i hidhni kripë para se ta gatuani, por gjatë këtij procesi. Gjithashtu, mund të shtoni një lugë gjelle uthull në tenxhere. Ndërsa nëse e gatuani në furrë, për të parandaluar tharjen mbulojeni me letër alumini në të cilën bëni disa vrima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!