Drejtësia gjermane ka pranuar ekstradimin e ish presidentit të Katalonjës Puidxhemon në Spanjë, por jo për akuzën e rebelimit, por për keq menaxhim fondesh. Puidxhemon rrezikon deri ën 30 vjet burg nëse shpallet fajtor nga drejtësia spanjolle.
Një sfidë edhe më e vështirë sidomos pas vendimit të gjykatësve gjermanë që autorizuan ekstradimin në Spanjë të ish presidentit të Katalonjës. Prokuroria gjermane ka bërë të ditur se vendimi nuk do të mund të apelohet.
Nga ana e tij Puidxhemon shprehet i lehtësuar që gjykatësit gjermanë nuk kanë konfirmuar akuzën e rebelimit, pra faktin që referendumi i 1 tetorit për pavarësinë e Katalonjës ishte një akt rebelimi. Por Puidxhemon akuzohet vetëm për keqmenaxhim fondesh të paktën nga pala gjermane. Nëse drejtësia në Belgjikë, në Gjermani, Skoci dhe Zvicër nuk vendos se është kryer një krim, atëherë pse drejtësia spanjolle mban në burg persona të akuzuar për krime që nuk ekzistojnë, shprehet për euronjus ish presidenti i Katalonjës.
Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se vendimi i drejtësisë gjermane do të respektohet, por dhe se është i kënaqur se do të jenë gjykatës spanjollë ata që do vendosin për Puidxhemon i cili rrezikon deri në 30 vjet burg nëse shpallet fajtor. /abcnews.al

