Zyrtare/ “Mirë se vjen Mario”, Monza prezanton sulmuesin italian

schedule18:15 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 18:15 - 7 Dhjetor, 2020

Akordi është arritur prej disa ditësh dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i kalimit të Marion Balotellit te Monza. Klubi i Serie B, që drejtohet nga dyshja Berlusconi-Galliani, ka prezantuar sulmuesin e njohur italian.

Mirë se vjen Mario“, lexohet në postimin e Monza në Twitter. 30-vjeçari qëndron pushim prej muajit korrik, periudhë kur i dha fund aventurës me ekipin e Brescia.

Balotelli ka firmosur një vit me klubin që pretendon ngjitjen në Serie A. Nëse objektivi arrihet, sulmuesi i famshëm ka opsionin për të vijuar deri në verën e vitit 2022 me Monza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!