Laçi ka marrë kreun e klasifikimit në kampionatin e 21-vjeçarëve. Kurbinasit fituan derbin me Kukësin me rezultatin 2-0, me gola të sulmuesve të rinj, Prengaj e Nikqi. Fitorja e katërt për bardhezinjtë, që deri më tani nuk njohin humbje.
Tirana, pas nisjes jo të mirë, ka marrë fitoren e dytë dhe e ka bërë me goleadë kundër Akademisë së Futbollit. Bardheblutë shënuan pesë gola, me Eldis Krajën që spikati sërish duke realizuar dy prej tyre.
Sot fitoi edhe Teuta, që priste Teutën në Durrës. “Djemtë e Detit” iu falën një goli të shënuar që në fillim nga Çyrbja. E vetmja përballje që përfundoi në barazimin ishte ajo mes Kastriotit dhe Dinamos. Zhivanaj iu përgjigj lojtarë të bluve, Mhillaj, i cili shënoi dy gola.
KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 5
E hënë, më 7 dhjetor, ora 13:00
Laçi-Kukësi 2-0
Shënues: Prengaj 20’, Nikqi 53’
Teuta-Turbina 1-0
Shënues: Çyrbja 9’
Akademia e Futbollit-Tirana 0-5
Shënues: Meculi 11’, Malo 47’, Bashaj 56’, Kraja 77’, 87’
Kastrioti-Dinamo 2-2
Shënues: Zhivanaj 63’, 91’ (pen.) / Mhillaj 23’ (pen.), 64’
E martë, më 8 dhjetor, ora 13:00
Football Republic-Vllaznia
E enjte, më 10 dhjetor, ora 13:00
Shënkolli-Apolonia