Mesfushori me këmbë në tokë, Kessie: Titulli jo objektiv kryesor

schedule11:59 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 7 Dhjetor, 2020

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, rezultoi edhe një herë tjetër vendimtar për kuqezinjtë. Ishte pikërisht lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili shënoi golin e parë për të besuarit e Piolit në fitoren 1-2 në transfertën e Sampdorias. 23-vjeçari u shpreh shumë i lumtur për triumfin e arritur dhe zbuloi objektivin e Milanit për këtë sezon në një prononcim për “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Ne kemi një grup të mahnitshëm. E dinim që loja do të ishte e vështirë, por luftuam deri në fund për të arritur objektivin që kishim. Mungesat e Ibrahimovic dhe Kjaer? Nuk është e lehtë të luash pa dy lojtarë me përvojë si ata, megjithatë ne bëmë atë që na kërkoi trajneri dhe morëm tre pikët”, deklaron mesfushori.

 

“Objektivi ynë sezonal është të kualifikohemi në Champions League. Nuk duhet të humbasim kohë apo të lodhim kokën me lajmet se mund të arrijmë titullin, pasi ëndrra jonë është të sigurojmë një vend që të dërgon në Champions”, pëfundon Kessie. Milan vazhdon të mbajë vendin e parë në Serie A, pas 10 ndeshjeve të para, ku deri më tani ka grumbulluar 26 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!