Moti i keq “mbërthen” veriun e Italisë, reshje të mëdha shiu dhe përmbytje

schedule23:40 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 23:40 - 6 Dhjetor, 2020

Moti i keq ka goditur një pjesë të Italisë këtë të dielë. Brenda disa orësh, zjarrfikësit në zonën e Venetos kryen më shumë se 400 operacione emergjente. Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Italinë veriore.

“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve nga moti i keq, unë i nxis të gjithë të shmangin udhëtimet në provincën e Belluno”, i tha agjensisë së lajmeve Ansa Luca Zaia, drejtues i rajonit të Venetos.

Si pasojë e motit të keq u anulua edhe ndeshja e futbollit mes Udineses dhe Atalantas për shkak se stadiumi u përmbyt pas reshjeve të shiut. Jugu i vendit, megjithëse më pak i prekur, nuk i shpëtoi motit të keq. Në Siçili, një stuhi e fortë goditi Messinën mbrëmë, duke përmbytur rrugët. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!