Gara për vendet e para në Premier League, është më interesante se kurrë. Tottenham fitoi derbin ndaj Arsenal dhe me të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe Liverpool.
First goal in front of the Kop, Mohamed Salah ? pic.twitter.com/FCUrrx7cb6
— ً (@NarcissisticMo) December 6, 2020
Kampionët e Anglisë fituan 4-0 në “Anfield” kundër Wolves, një kundërshtar i vështirë. Momo Salah përfitoi nga një gafë e mbrojtjes vendase në minutën e 24-t dhe zhbllokoi sfidën.
Kaq për pjesën e parë, teksa “The Reds” nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Georginio Wijnaldum dyfishoi për ekipin vendas me një goditje shumë të bukur, teksa Matip trefishoi Matip me kokë.
Liverpool earn a comfortable win ?#LIVWOL pic.twitter.com/f8cRht9j4e
— Premier League (@premierleague) December 6, 2020
Në minutën e 78-të erdhi edhe autogoli i Nelson Semedo, i cili kompletoi triumfin me “poker” të Liverpool. Djemtë e Jurgen Klopp ndajnë vendin e parë me Tottenham (nga 24 pikë) pas javës së 11-të. /abcnews.al

