U vendos pak ditë më parë, era e fortë rrëzon bredhin e Krishtlindjeve në Kolonjë

schedule18:08 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 18:08 - 6 Dhjetor, 2020

Stuhia e fortë e erës që ka përfshirë vendin tonë në orët e pasdites ka shkaktuar incidentin e parë në Kolonjë. Pema e Krishtlindjeve është rrëzuar në sheshin e qytetit pikërisht në një datë simbol të vendosjes së pemës, 6 Dhjetor.

Fotoja e mëposhtme tregon bredhin e rrëzuar në shesh i cili pritet të merret nga punonjësit e bashkisë.

Pema u vendos vetëm pak ditë më parë, ku kryetari i Bashkisë Erion Isai ndezi dritat për të krijuar kështu një atmosferë festive në këto ditë të vështira të pandemisë./mv.abcnews.al