Najada Çomo, shefe e Infektivi mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me falenderim për fizioterapistët që u vijnë në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19 në këtë spital.
Në një postimi në rrjetet sociale Çomo shprehet se një nga punët e mëdha me pacientët e shtruar me Covid 19 në spital është edhe trajtimi me fizioterapi.
“Miremengjes,
Nje nga punet e medha me pacientet e shtruar me Covid 19,ne spital, eshte edhe trajtimi me Fizioterapi!
Faleminderit Shume Endri,Roen,Enea, qe me Profesionalizem, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shume pacienteve tane prej shume muajve!
Jeni vlere e shtuar ne Sherbimin ndaj ketyre pacienteve! Ju shpreh Mirenjohjen maksimale”, shkruan Çomo.