Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reja nuk harrohet në Napoli, portreti i tij vendoset në metronë “Maradona”

schedule22:18 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 22:18 - 5 Dhjetor, 2020

Metroja e Napolit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore për qytetin e njohur jugor italian, është inauguruar ditën e sotme dhe ka marrë vëmendje nga mediat italiane dhe jo vetëm.

E veçanta është se në brendësi të metrosë, në faqet e mureve, janë vendosur foto ose piktura të personazheve të famshme që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij qyteti.
Ndër to spikat edhe një pikturë e trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja.

Piktura e portretit të italianit është vendosur pikërisht në stacionin e metrosë, që të çon në stadiumin që tashmë do të mbajë emrin e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

Reja është mjaft i dashur për Napolin, pasi e mori skuadrën në vitin 2005 kur militonte në Serie C dhe arriti ta ngjisë në Serie A, e më pas në nivelet më të larta të futbollit italian.

Sigurisht, napolitanët nuk e kanë harruar dhe për këtë arsye portreti i teknikut të njohur është vendosur mes personazheve më të njohur të qytetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!