Ndreu: Kastriot me ego, forcën reale do e tregojmë pas humbjes së parë

schedule19:09 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 19:09 - 5 Dhjetor, 2020

Kastrioti vazhdon të ruajë pathyeshmërinë. Ekipi krutan e mbylli në barazim 1-1 sfidën jashtë fushe ndaj Teutës dhe renditet në vend të tretë me 10 pikë. Ecuri shumë e mirë, por trajneri Ramazan Ndreu, në prononcimin e dhënë për Supersport, nuk rrëmbehet nga euforia.

Ishte një pakujdesi e qendrës së mbrojtjes te goli, në fund duhet të jesh shumë i kujdesshëm, duhen larguar topat e rrezikshëm. Ishim dominues në pjesën e parë, krijuam raste. Në pjesën e dytë menduam t’i lejojmë pak fushë Teutës, pasi e dinim se do hidhje në sulm në kërkim të fitores.

Në përgjithësi jam i kënaqur, skuadra ka dëshirë, ka ego dhe futet në fushë për të marrë rezultate pozitive. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll. I kërkuam që në fillim Bardhit, që të merrte hapësira pas shpine. E do topin në thellësi, jo në vend, është i shpejtë.

Po bën shumë mirë deri, del në fundore, godet portën, i realizoi çfarë i kërkuam. Në pjesën e dytë nuk ishte në formën më të mirë fizike, por dha maksimumin. Jemi në katërshe, por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk e kemi përvojën e hidhur kur humbet.

Aty është problemi, duhet të rezistojmë dhe të jemi të fortë kur të marrim humbje. Shpresoj ta vazhdojmë gjatë këtë moment të mirë dhe të mos kemi disfatën e parë shumë shpejt. Aty do e tregojmë sesa forcë ka skuadra për të reaguar.

Sot kishim një stol shumë të varfër, 4-5 lojtarë munguan. Kjo më tremb për të thënë që do të jemi në katërshen më të mirë. Nëse na mungojnë disa lojtarë kryesorë, nuk do luajmë kështu siç po bëjmë. Një skuadër duhet të ketë 18 lojtarë niveli për të konkurruar.

Jam i idesë që të bëjmë mirë, të marrim më shumë pikë dhe të realizojmë objektivin. E rëndësishme është që djemtë po bëjnë maksimumun dhe po luajnë me shpirt gare, kjo ka rëndësi“, përfundon trajneri i Kastriotit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!