Pandemia zbeh festën e 70-vjetorit të Teatrit të Kukullave

schedule14:34 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 14:34 - 5 Dhjetor, 2020

Nga Leontina Nika

Artistët festojnë 70 vite histori të Teatrit të Kukullave me një festë të thjeshtë simbolike.  Mungesa e prezencës së fëmijëve dhe shfaqjeve e zbeh këtë përvjetor.  Por  për  herë të parë krijohet një linjë muzeale me kukullat dhe kostumet mitike.

Florinda  Mazreku, edhe pse  në pension  prej vitesh, teatri është për të ende shtëpia e dytë. Kliti Roshi e vë theksin te domosdoshmëria e rifillimit të jetës artistike.

Teatri i Kukullave është një formë teatri shumë e lashtë e cila u regjistrua për herë të parë në shekullin 5 para erës sonë në Greqinë e lashtë. Ndërsa fillesat  në  Shqipëri 7 dekada më parë.