Drejtori i FNSH Shkodër Hamdi Shullani e ka përshkruar si një djalin më inteligjent të repartit të tij, efektivin Xhulio Prela i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit në Lezhë.
Në një prononcim për ABC, Shullani thotë mes të tjerash se 26-vjeçari ishte një ndër personat e rrallë që ai ka takuar, ndërsa shton se nuk e di si e ka pasur situatën, duke ua lënë në dorë autoriteteve.
“Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu”, thotë kreu i FNSH për ABC.
Dinamika e ngjarjes:
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush të Lezhës në orën 03:00 të mëngjesit. Efektivi i FNSH ka qenë në Rinas për të marrë shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia sëbashku me të motrën. Ne mesnatë ai është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër.
Sipas burimeve, menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot teksa po kalonte ka parë një automjet dhe i është bërë me drita, ndërsa një person ishte jashtë makinës. Prela e ka rikthyer serish automjetin në drejtim të Lezhës dhe në atë moment i është afruar personi që ishte në rruge tek dera e pasagjerit.
Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda më pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër, i cili e ka qëlluar me një plumb në zemer. Në gjaknxehtësi 26 vjeçari është i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy herë të tjera me pistolete, ku njëri plumb ka kapur xhamin e pasëm te automjetit ndërsa tjetri targën. g.v/abcnews.al